Loading…

Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet pas 15 shkurtit

  • 28/12/2016 | 18:00

Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet pas 15 shkurtit

“Beogradi, në bashkëpunim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, do të fillojnë me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pas 15 shkurtit të vitit 2017’, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Djuric, shkruajnë mediat serbe të mërkurën.

Sipas tij, kjo do të ndodhë nëse autoritetet në Kosovë nuk e zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe deri më datën 15 shkurt, datë kjo që shënon shkëputjen e shtetit serb nga pushtimi osman më 1804.

“Ne nuk do të presim askënd dhe asgjë për të marrë atë që na takon me ligj”, citohet Djuric nga mediat serbe.

Sipas tij, formimi i ASK’së tregon fuqinë që kanë serbët në Kosovë. “Kjo nuk duhet ta frikësojë askënd”.

“Dua të them se ASK’ja do të jetë pjesë integrale e Serbisë dhe ajo do të mbajë lidhje aktive dhe institucionale me Beogradin, me qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve që jetojnë aty”, përfundoi Djuric. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë