Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) në Komitetin Anti-Covid19 si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë.
AKK-ja ka bërë të ditur se kanë refuzuar të takohen sot me kryeministrin Albin Kurti për arsye se dje, Qeveria e Kosovës nuk e ka përshirë AKK-në në Komitetin Anti-Covid19.
Sot AKK-ja ka njoftuar se nga nesër do të jene të përfshirë në këtë Komitet për të dhënë kontributin dhe koordinimin me Komunat në betejën kundër pandemisë Covid19.
“Pas këtij vendimi AKK zotohet që do të vazhdoj të jap kontributin e vetë si deri më tani që nga marsi i vitit 2020 në aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale në angazhime kundër kësaj pandemie”, thuhet në komunikatën e tyre.