Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Billall Sherifi, ka folur për raportet në mes të kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit dhe dhe ish-kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçit.
Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Sherifi nuk sheh përplasje në mes tyre.
“Nga ajo që unë arrijë të perceptojë nuk shoh përplasje në mes të atyre dyve”, tha Sherifi në emisionin Pressing.
Pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Ujman, e i cili shoqërohej nga Ministri Abelard Tahiri, ky i fundit ofroi dorëheqjen.
Ndërkohë, sipas Sherifit, asnjë ministër i Qeverisë Haradinaj nga radhët e PDK’së nuk i reziston Thaçit.
‘Perceptimi im është se Të gjithë ministrat nuk mund t’i rezistojnë Hashim Thaçit. Le ta harrojnë’, shtoi Sherifi.