Loading…

Asnjë i mbijetuar pas rënies së avionit rus

  • 25/12/2016 | 18:45

Asnjë i mbijetuar pas rënies së avionit rus

Askush nuk i mbijetoi rrëzimit të avionit që mbante 92 pasagjerë, duke përfshirë një kor të njohur ushtarak, ka deklaruar zyrtarisht Ministria ruse e Mbrojtjes


Ekipet e shpëtimit gjetën disa ‘pjesë’ të avionit “Tu-154” për të cilin ministria e Mbrojtjes tha ishte zhdukur nga radari menjëherë pas ngritjes nga vendpushimi i Detit të Zi, në Soçi.

Ministria e Mbrojtjes tha se “Tu-154” mbante 84 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Nëntë gazetarë rusë ishin në mesin e udhëtarëve.

Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë