Loading…

‘Askund në Europë nuk i kërkojnë tri doza vetëm në Kosovë’: Pakënaqësi të shumta ndaj masave të reja

  • 23/01/2022 | 21:06

‘Askund në Europë nuk i kërkojnë tri doza vetëm në Kosovë’: Pakënaqësi të shumta ndaj masave të reja

Me vendim të Qeverisë, të gjithë ata që nuk i kanë tri doza vaksinash nuk lejohen të hynë në territorin e Kosovës. Qytetarët thonë se në asnjë shtet të Evropës nuk kërkohen tre doza të vaksinës.


Çdo automjet që po hynë, po i nënshtrohet kontrollit.

Në dokumentacionin që zyrtarët policorë kërkojnë në pikën kufitare Merdare, tashmë është bërë obligative edhe dëshmia e vaksinimit me tre doza.

Mirëpo duket se të gjithë ata që destinacioni i tyre është Kosova e kanë plotësuar këtë kriter.

Kjo pasi asnjë prej tyre nuk u kthye nga ka ardhur. Këtë e dëshmojnë edhe vetë qytetarët që vinë nga shtetet e jashtme.

“Këtu në pikën kufitare në Kosovë na kanë kërku me i pasë 3 doza të vaksinës. Në Gjermani me dy, kërku në Evropë nuk i kërkojnë, në asnjë kufi, vetëm në Kosovë. Pak vështirë por çfarë të bëjmë”, ka thënë qytetari.

E disa të tjerë nuk po e shohin fare problematike këtë masë.

Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja masë që po respektohej nga qytetarët.

Shumë nga ta që kanë targat serbe po plotësojnë reciprocitetin e targave mes Kosovës e Serbisë.

Në kuadër të masave të reja, kërkohet që edhe fëmijët e grup moshës 12-16 vjet, të kenë testin PCR jo më të vjetër se 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë