Loading…

Asistimi i De Bruyne nga ky kënd te Haaland në golin e tretë, duket për mrekulli

  • 02/10/2022 | 20:23

Asistimi i De Bruyne nga ky kënd te Haaland në golin e tretë, duket për mrekulli

Manchester City shënoi fitore bindëse sot kundër rivalit të qytetit, Manchester United me rezultat 6-3. Paraqitje të jashtëzakonshme treguan Erling Haaland dhe Phil Foden, që të dy futbollistët realizuan ‘het-trik’. Mirëpo, paraqitje të shkëlqyeshme pati edhe Kevin De Bruyne, i cili kontribuoi me dy asistime, transmeton Gazeta Metro.


Ai në golin e tretë bëri një pasim të mrekullueshëm te Haaland, të cilën si zakonisht nga ato pozita nuk e shpërdoroi sulmuesi norvegjez.

Video e asistimit të mesfushorit belg është bërë virale në rrjetet sociale dhe po cilësohet një ndër asistimet më të mira këtë sezon në Premier League.

Përveç Haaland që po kalon formë shumë të mirë edhe 31-vjeçari është një ndër më meritorët për rezultatet pozitive të ‘Citizens’.

Ai ka regjistruar tetë asistime në po aq ndeshje në elitën e futbollit anglez, derisa ka shënuar edhe një gol. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë