Loading…

Ashtu siç pritej: E rritën çmimin e tatimit në pronë, ministri i Kurtit fajëson qeverinë e kaluar

  • 27/01/2023 | 12:07

Ashtu siç pritej: E rritën çmimin e tatimit në pronë, ministri i Kurtit fajëson qeverinë e kaluar

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot në një konferencë për media tha se është e padrejtë nga disa komuna që kanë bërë politikë me çështjen e tatimit në pronë, pasi siç tha ai tatimi në pronë mblidhet nga komuna dhe janë të hyra komunale. Ndërkaq si gjithmonë fajin e ka hedhur tek qeveritë e kaluara. 


Ai në këtë konferencë tha se u takon komunave të tregojnë se çfarë duan të bëjnë tash, pasi sipas tij, Ministria është e gatshme të mbështesë çfarëdo kërkese që kanë komunat për ulje të tatimit të vitit aktual.

“Duhet të sqarohet se tatimi mblidhet nga komuna dhe janë të hyra komunale”, tha Murati, duke shtuar se ka pasur pretendime se Qeveria ka rritur tatimet për të rritur të hyrat.

“Mirëpo meqenëse janë të hyra të komunave, u takon komunave të na tregojnë se çfarë duan të bëjnë. Ne si ministri, qeveri, jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese që kanë komunat për ulje të tatimit të vitit aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj, ose duke marr një prag ose përqindje të rritjes për ta falur si tatim në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët.

Synimi i qeverisë është të ndihmohen qytetarët në këto kohë të vështira, por është e padrejtë që nga disa komuna është bërë politikë me këtë çështje”, tha ministri Murati.

Ministri i Financave më tej ka sqaruar se si ka ardhur deri te rritja e tatimit në pronë.

Sipas tij, neni 7 i Ligji për Tatimin në Pronë i miratuar në vitin 2018 dhe thekson se hyn në fuqi zbatimi i tij në vitin e pestë, e që i bie pikërisht viti 2023.

“…Këtu duhet të kthehemi tek Ligji që ka qenë i miratuar në vitin 2018 për Tatimin në pronë. Ky Ligj fillimisht ishte miratuar nga Qeveria Mustafa, më 4 maj 2017 kur ministër i Financave ka qenë Avdullah Hoti. Por, ky Ligj nuk arriti të miratohej në Kuvendin e Republikës dhe të hyjë në fuqi sepse Qeveria kishte rënë, një javë më vonë…

Më pastaj, i njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj disa muaj më vonë… më 26 janar 2018 është publikuar në gazetën zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. E tash, ky ligj i ka caktuar disa afate dhe disa kushte të cilat i obligojnë institucionet e vendit të respektojnë, sepse janë obligime ligjore.

D.m.th ky ligj i miratuar në vitin 2018 ka paraparë që sipas nenit 7 të këtij ligji në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave, më përpara nuk ka qenë tatimit i tokave. Prej hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar të tatimohen edhe tokat sepse njëherë kanë qenë vetëm ndërtesat.

Viti i pestë, viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind, domethënë këtë e obligon ligji dhe nuk është marrë asnjë vendim, dhe s’ka pas nevojë të merret asnjë vendim sepse ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen dhe pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, ka shpjeguar Murati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë