Beteja ligjore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie për kantinën franceze të verës “Chateau Miraval” po vazhdon me zhvillime të reja.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Pitt i ka kërkuar gjykatës që ta detyrojë ish-bashkëshorten të dorëzojë dokumente që tregojnë të ardhurat e saj nga filmat, veçanërisht për periudhën 2017–2019.
Avokatët e Pittit thonë se nuk kërkojnë të gjitha të dhënat financiare të aktores, por vetëm dokumentet që lidhen me pagesat e marra nga filmat fitimprurës. Ndërkohë, mbrojtja e Joliet e kundërshton kërkesën, duke argumentuar se këto informacione nuk kanë lidhje me çështjen që po shqyrtohet.
Mosmarrëveshja lidhet me pronësinë e “Chateau Miraval”. Pitt pretendon se ekzistonte një marrëveshje që asnjëri prej tyre nuk mund ta shiste pjesën e vet pa miratimin e tjetrit, ndërsa Jolie e mohon këtë dhe thotë se aktori kushtëzoi shitjen e aksioneve të saj me nënshkrimin e një marrëveshjeje konfidencialiteti.
Edhe pse divorci i çiftit u finalizua në dhjetor 2024, beteja ligjore për kantinën e verës vazhdon ende.