Loading…

Ashpërsohen masat: Mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

  • 24/01/2021 | 11:15

Ashpërsohen masat: Mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Nga sot (e diel), nuk mund të hyni në shtetin e Gjermanisë, pa pasur një test për Covid-19 që dëshmon që rezultoni negativ, shkruan Gazeta Metro.


Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.

Gjatë udhëtimit hyrës për në Gjermani qoftë me aeroplan, apo përmes rrugëve tokësore me autobus ose automjet privat, në rast të qëndrimit paraprak në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit, vlenë:

Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para udhëtimit hyrës për në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për Covid-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orët e fundit. Kosova nga data 24.01.2021 do të kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë.

Gjithashtu, në rast të udhëtimit hyrës nga një rajon me rrezikshmëri të lartë, ju që para udhëtimit duhet të regjistroheni nëpërmjet kësaj FAQES dhe të mbani me vete dëshminë mbi regjistrimin.

Pas udhëtimit hyrës në Gjermani, ju duhet të vendoseni menjëherë në destinacionin tuaj dhe aty parimisht t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantinimi 10-ditor. Duhet hteksuar se ky detyrim për izolim nuk mund të zëvendësohet nga një test para udhëtimit hyrës, por koha e izolimit mund të shkurtohet vetëm me anë të një testi të dytë negativ për Covid-19 PCR, i cili duhet të bëhet jo më herët se 5 ditë pas izolimit (Strategjia e dy testeve).

Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për udhëtimet jo të domosdoshme në rajonet me rrezikshmëri. Kosova aktualisht është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë../gazetametro.net

Njoftim me rëndësi ❗️

➡️Pas vendimit të Qeverisë së Gjermanisë për masat e reja për shtetasit nga Kosova kur udhëtohet…

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Saturday, January 23, 2021

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë