Loading…

Ashpërsimi i retorikës në Ballkan hyrje në konflikte të reja

  • 28/03/2017 | 16:22

Ashpërsimi i retorikës në Ballkan hyrje në konflikte të reja

Retorika e ashpërsuar dhe mundësia e konfliktit në vendet e Ballkanit Perëndimor cenojnë jo vetëm marrëdhëniet në rajon, por edhe procesin e integrimit të shumë vendeve kandidate, thuhet në kumtesën e përbashkët të Lëvizjes Evropiane  të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Ekziston rreziku real që rajoni të tërhiqet më thellë në lojën gjeopolitike të fuqisë, dhe se manipulimi me kontestet historike mund të shkaktoj konflikte. Njëkohësisht, ekziston përgjegjësia e vërtetë e liderëve të rajonit që të ruajnë paqen dhe stabilitetin, si parakusht për zhvillimin demokratik dhe prosperitet, thonë në Lëvizjen Evropiane, përcjellë gazetametro.net.

Në kumtesë pretendohet se ngjarjet e fundit zbuluan dobësinë e sistemeve demokratike në rajon ku perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gati njëzetvjeçare paraqet nxitje për reforma, dhe se ndikimi i palëve të treta në rajon për shkak të pranisë më të vogël të BE si dhe erupsioni i tensioneve historike, sjellin në rrezik paqen dhe stabilitetin në rajon.

Politika e zgjerimit humb aktualitetin

Lëvizja Evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor vlerëson se politika e zgjerimit ka rënë në mënyrë drastike në listën e prioriteteve të BE, për shkak të shumë sfidave të brendshme dhe jashtme me të cilat ballafaqohet, dhe se përkeqësimi i marrëdhënieve  të BE me Rusinë pasqyrohet në dinamikën e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor, ku dukshëm mungon narrativi pozitiv dhe garantimi i politikës së zgjerimit, përkundër zhvillimit dhe arritjeve të disa vendeve në procesin e integrimit.

Për këtë arsye është e nevojshme që BE të kushtojë vëmendje të plotë zhvillimeve në rajon, të përkrahë zhvillimet demokratike dhe ekonomike dhe të bëjë thirrje për kujdes dhe përmbajtje partnerëve të vet në Ballkanin Perëndimor, duke u angazhuar edhe me çdo vend individualisht, në mënyrë që të vërtetohet se çfarë mund të ofrohet në kuptimin e pajtimit dhe përkrahjes, duke shfrytëzuar politikë më të besueshme të zgjerimit si nxitje.

Duke shkaktuar brengosje për shkak të situatës së ndjeshme në Ballkan, lëvizja evropiane bën thirrje për të gjithë aktorët, prej udhëheqjes politike deri te qytetarët, që të punojnë në ndërtimin e hapësirës së sigurt demokratike ku të gjithë qytetarët mund të diskutojë lirshëm, ku institucionet sjellin vendime demokratike, ndërsa i zbatojnë qeveritë përgjegjëse.

Ekziston rreziku real që rajoni të tërhiqet më thellë në lojën gjeopolitike të fuqisë, dhe se manipulimi me kontestet historike mund të shkaktoj konflikte. Njëkohësisht, ekziston përgjegjësia e vërtet e liderëve të rajonit që të ruajnë paqen dhe stabilitetin, si parakusht për zhvillimin demokratik dhe prosperitet, thuhet në kumtesë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë