Skënder Ahmeti, drejtor i Inspektoratit të Vitisë, deklaron se më 2015, sasia e mallit të asgjësuar ka qenë më e madhe, ngase pronarët e marketeve, e dyqaneve të vogla, kanë deklaruar mallin me afat të skaduar, ndaj edhe është bërë asgjësimi, shkruan sot Koha Ditore.
Inspektorati i Vitisë gjatë vitit 2016 ka asgjësuar 2 mijë kilogramë, produkte ushqimore me afat të skaduar në bizneset afariste. Ndërsa pas kontrollove janë bërë edhe lëndë fletëparaqitjeje kundërvajtësve në gjykatë e më pas janë shqiptuar edhe gjobat.
Skënder Ahmeti, drejtor i Inspektoratit të Vitisë, deklaron se më 2015, sasia e mallit të asgjësuar ka qenë më e madhe, ngase janë pronarët e marketeve, dyqaneve të vogla, të cilët kanë vetëdeklaruar mallin me afat të skaduar, ndaj edhe është bërë asgjësimi.
Ai thekson se janë bërë inspektime sanitare nëpër biznese të cilat merren me përgatitjen e ushqimit të shpejtë. “Gjatë inspektimit gjatë tërë vitit kemi marrë mallrat që kishin afat të skaduar, i kemi hequr nga qarkullimi dhe i kemi asgjësuar.