Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, e ka quajtur konstruktiv takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe Vjosa Osmanin, transmeton Gazeta Metro.
Ai tha se nuk ka diçka konkrete, por ka paralajmëruar për vazhdim të diskutimeve duke shtuar me një qasje më dashamirëse pas vrerit të derdhur në fushatën elektorale se do të vazhdojnë diskutimet.
Pozitive i quajti bisedimet dhe shtoi se ka edhe dy ditë nga afati ligjor para thirrjes së seancës konstituive gjë për të cilën ishte kritikuar rëndë në opinion publik pasi nuk ishte e nevojshme pritja e certifikimit të rezultateve për bisedime të tilla.
Ai shtoi se nuk synon përsëritjen e zgjedhjeve si të padobishme por nga ajo që është parë tashmë mbi një vit ka skepticizëm në shoqëri për këtë.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kreu i saj gjendet në situatë të palakmueshme pasi ka pakënaqësi me lidershipin dhe rezultatin zgjedhor si dhe opozitë të hapur për një partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje nga mjaft figura me peshë në atë parti./gazetametro.net