Loading…

‘Asgjë e re, tjetër medalje nga xhudo’: Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

  • 07/10/2022 | 14:17

‘Asgjë e re, tjetër medalje nga xhudo’: Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, ku në ndeshjen e fundit mposhti garuesen nga Izraeli, Gefen Primo, transmeton Gazeta Metro.


Në kategorinë e 52 kilogramëve dueli mes dy garuesve për medaljen e bronztë ishte tejet interesant, pasi fituesja u përcaktua vetëm pas vazhdimeve.

Distria Krasniqi gjatë kësaj aventure triumfoi në dy ndeshjet e para me IPPON ndaj Lin Hsuan Hsu dhe Odette Giuffrida kurse në çerekfinale mposhti me wazari xhudisten nga Mongolia, Bishreltiin Khorloodoi.

Por, ajo u mposht në gjysmëfinale nga xhudistja, Chelsie Giles, e cila është kampionia në fuqi e Europës.

Vlen të theksohet se kjo është medalja e dytë e bronztë botërore për Krasniqin në karrierën e saj.

Ndërsa, moment i veçantë pas fitores kundër Gefen Primo ishte edhe përqafimi mes saj dhe trajneres, Majlinda Kelmendi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë