Loading…

Asgjë e re – Kosova rrezikon humbjen e 165 milionëve nga Plani i Rritjes së BE’së

  • 03/10/2026 | 22:14

Asgjë e re – Kosova rrezikon humbjen e 165 milionëve nga Plani i Rritjes së BE’së

Milionat e Bashkimit Evropian pritën gjatë, por koha për to po soset.


Pasi Kosova i humbi 50 milionë euro në qershor nga Plani i Rritjes, tash po rrezikon të mbetet edhe pa mbi 165 milionë të tjera, nëse reformat nuk përmbyllen deri më 31 dhjetor, dhe atë nga institucionet me mandat të rregullt, raportoi Klan Kosova.

Qemajl Marmullakaj nga IKD thotë se disa nga kushtet, është vështirë të zbatohen në situatën që ndodhet vendi.

Përveç dëmit financiar, ky dështim vlerësohet se mund të ia prish edhe imazhin shtetit.

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, pati thënë se tetë nga reformat kërkojnë miratimin e projektligjeve. Aty ishte bërë të ditur se nëse Kuvendi do të jetë funksional, mjetet nuk do të humben.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë