Loading…

‘Asfalti si pitja’ në Suharekë: Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi, çahet dhe dëmtohet rruga

  • 09/06/2021 | 16:43

‘Asfalti si pitja’ në Suharekë: Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi, çahet dhe dëmtohet rruga

Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi rruga ‘Qamil Ilazi’ në Baqevc të Suharekës, është dëmtuar tej mase ku dhe shihet se cilësia e kualiteti kanë munguar në punimet e kësaj rruge, shkruan Gazeta Metro.


Me 23 qershor të vitit 2020, Komuna e Suharekës e cila udhëhiqet nga Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nënshkruar një kontratë me një kompani private për ndërtimin e rrugëve ‘Rizah Shala’ dhe  ‘Qamil Ilazi’ në Baqevc.

Kjo kontratë e nënshkruar kap vlerën prej 28,442.00.

Mirëpo ende pa u bërë  një vit nga asfaltimi rruga ‘Qamil Ilazi’ në Baqevc të Suharekës, është dëmtuar tej mase ku dhe shihet se cilësia e kualiteti kanë munguar në punimet e kësaj rruge.

Qytetarët kanë publikuar fotografi të kësaj rruge e cila shihet se është dëmtuar shumë.

Në kontratën e nënshkruar me Komunën, Operatori Ekonomik ka dhënë garancion 1 vjeçar duke thënë se do t’i sanojnë të gjitha defektet nëse brenda kësaj kohe paraqiten dëme.

Asfalti është i dëmtuar tash e disa javë, derisa qytetarët thonë se nuk ka qenë askush për ta shikuar dëmin.

Më poshtë keni fotografitë e asfaltit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë