Loading…

Asamblistja e PD’së në Prishtinë, bashkohet me AKR’në

  • 08/05/2017 | 15:56

Asamblistja e PD’së në Prishtinë, bashkohet me AKR’në

Kimete Zeqa nga sot nuk përfaqëson më Partinë e Drejtësisë (PD) në Asamblenë Komunale të Prishtinës, pasi ka kaluar zyrtarisht në radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), përcjell gazetametro.net,


Përmes një konference për medie, AKR ka prezantuar Kimete Zeqën. Partia e Behgjet Pacollin e ka cilësuar si pozitive ardhjen e Zeqës.

“Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu i cili, duke i uruar mirëseardhje znj. Zeqa, ka thënë se ardhjet e reja në AKR tregojnë më së miri për performancën pozitive të partisë, e cila tashmë shihet si parti e shpresës për shumë qytetarë”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Kimete Zeqa aktivitetin e saj politik në tri mandate radhazi e kishte ushtruar si asambliste e Partisë së Drejtësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë