Loading…

Asamblisti i VV’së, një gardian dhe një polic civil të përfshirë në rrahjen në një lokal në Gjilan

  • 28/06/2022 | 13:35

Asamblisti i VV’së, një gardian dhe një polic civil të përfshirë në rrahjen në një lokal në Gjilan

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Valdrin Bajrami ka qenë i përfshirë si dëshmitar në një përleshje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në qytetin e Gjilanit. Ai e ka konfirmuar rastin duke thënë se ka ndërhy në përleshje për t’i ndarë dy familjet të cilët janë përleshur. Insajderi mëson se pjesë e kësaj rrahje ka qenë edhe një gardian dhe një polic civil. Rasti është duke fshehur nga Policia e Kosovës.


Bajrami tha qe ka qenë në vendin kur ka ndodhur rrahja. Por, sipas tij ai ka qenë i përfshirë si dëshmitar duke bërë përpjekje për t’i ndarë dy palët që kanë qenë të përfshira në përleshje.

“Unë e kam dhënë atë procedurën time si dëshmitar dhe i jetë gjyqit me vendos. Të dy familje te dinë që jam vetëm dëshmitar dhe ajo pjesa e dëmtuar edhe këta. Unë kam qenë si dëshmitar dhe në pjesën e ndarjes për mos më u bo më e madhe. Të dy familjet e dinë që unë skam kurgjo me ta”, u shporeh Bajrami.

Po ashtu ky burim i tha Insajderit se pjesë e kësaj rrahje ka qenë edhe gardiani me inicialet D.R ( emër i njohur për redaksinë) i cili punon në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Nga burimet jo zyrtare mësohet se ai ka nxjerrë edhe armën gjatë përleshjes.

Personi tjetër i përfshirë në këtë përleshje sipas këtij burimi është S.R, si dhe një polic civil.

Ky rast është duke u fshehur nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë raportuar asgjë në raportin 24 orësh. Është provuar të merret një konfirmim nga Policia e Kosovës por ata kanë thënë se nuk kanë informacione për një incident të tillë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë