Loading…

Asamblisti i VV’së: Do ta ndalim vendosjen e flamurit të Kosovës

  • 12/02/2018 | 17:28

Asamblisti i VV’së: Do ta ndalim vendosjen e flamurit të Kosovës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka paralajmëruar një tubim te rrethi i famshëm në Prishtinë ku valon flamuri kombëtar.


Ai  ka thënë se do të mblidhen në orën 8:00 për ta ndëruar flamurin, duke bërë me dije se nuk do ta lejojnë vendosjen e flamurit të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

‘Disa arrogant anti-kombëtarë që duan të nxisin urrejtje paralajmëruan që ta heqin flamurin kombëtar për ta vendosur flamurin e Ahtisaarit. Ai flamur jo që s’do të hiqet, por aty do të ndalohet vendosja e çfarëdo flamuri tjetër’, ka shkruar Azemi.

Ai ka shtuar se ka mjaft vende të tjera në të cilën mund të vendoseshin flamujt e Kosovës, duke potencuar se s’duhet të vihet në vendin ku gjendet flamuri kombëtar.

Ndryshe, Azemi është asamblist në komunën e Prishtinës e që pas përçarjes është vendosur në krahun e Albin Kurtit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë