Loading…

Asambleistja ndan gjysmën e rrogës për shërimin e qytetares së sëmurë rëndë

  • 29/08/2018 | 15:22

Asambleistja ndan gjysmën e rrogës për shërimin e qytetares së sëmurë rëndë

Një asambleiste e Vetëvendosjes ka vendosur të ndajë gjysmën e rrogës së saj për një qytetare të të prekur nga një sëmundje e rëndë.


Bëhet fjalë për asambleisten e VV’së në Drenas, Florentina Elezin, e cila ka ndarë 50% të rrogës së saj për shërimin e Drenushë Demajt, transmeton gazetametro.net

Këtë e ka bërë të ditur vetë asambleistja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i saj në Facebook:

Koha për dreka/darka ende nuk ka ardhë…

Drenushë Demaj, një bashkëvendase imja, sot ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të këtij shteti të brisht (të tillë e bënë zhvatësit e shteti, tashmë që 19 vite paslufte) që nuk është i aftë të ju ofroj shërim por duhet kërkuar në vendet tjera dhe të paguhen shuma marramendëse nga familjet gjë që po është e pamundur.

E ndërkohë, Kuvendi Komunal i Drenasit, paska organizu një drekë me asambleiste, mendoj se nuk ka ardh ende koha që të drekojmë me para të taksapaguese, ne duhet të angazhohemi edhe më shumë për qytetarët, e drekat pastaj të vijnë si fitore dhe festim i vendimeve të mira që i gëzojnë qytetarët tanë.

Unë në shenjë solidarizimi dhe kërkim falje si politikane (që nuk po bëjmë më shumë për popullin tonë), 50% të pagës së asambleistes po e ndaj për shërimin e Drenushës, duke iu bërë thirrje të gjithë politikanëve, të njejtin gjest (me aq sa kane mundesi, duke i marrë parasysh edhe obligimet familjare që i kemi secili nga ne) ta bëjnë për rastin e Drenushës dhe rasteve aktuale tjera në këtë muaj, me shpresën se gjatë muajve tjerë do të bejmë zgjidhje, për shërimin e sëmundjeve të rënda, në vendin tonë.

Gjithashtu dreka e planifikuar për sot nga komuna jonë le të bojkotohet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë