Loading…

Asambleistët e VV’së në Komunë, kundër Shpend Ahmetit

  • 07/03/2018 | 14:56

Asambleistët e VV’së në Komunë, kundër Shpend Ahmetit

Me 33 vota kundër, 9 për e 3 abstenime, Kuvendi i Komunës së Prishtinës e ka kthyer mbrapshtë raportin buxhetor të ekzekutivit për tremujorin e katërt për vitin 2017.


Kundër këtij raporti votuan edhe pjesa më e madhe asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të saj të koalicionit qeverisës, raporton KTV.

Madje, i pari që kundërshtoi këtë raport ishte asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i cili tha se raporti i sjellë nga Drejtoria e Financave nuk është i plotë pasi në shumë raste mungojnë arsyetimet dhe shpjegimet për shpenzimet.

Ndërsa, asamblisti i LDK-së, Sokol Havolli, e cilësoi si ofendues e turpërues këtë dokument financiar, i cili sipas tij, as nuk mund të quhet raport pasi është qesharak, e madje edhe i palekturuar.

Pasi refuzoi që dokumentin e sjellë nga ekzekutivi ta quante raport, Blerand Stavileci i PDK-së, ka thënë se ky raport është më i keq edhe se i shumë komunave të vogla në Afrikë.

Shembull për këtë, ai ka marrë një raport buxhetor të komunës Knysna të Afrikës së Jugut, i cili sipas tij, mund të shërbejë si shembull për Drejtorinë e Financave të Komunës së Prishtinës.

Në këtë seancë, me shumicë votash është miratuar fillimi i hartimit të Planit Zhvillimor “Prishtina 2018-2016” dhe fillimi i hartimit të hartës zonale të kryeqytetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë