Pasi kryeministri akuzoi kundërshtarët e demarkacionit me Malin e Zi, Deda thotë se faji është pikërisht te qeveria që nuk ka bashkëpunuar me palët tjera për të gjetur një konsensus, por ka provuar të imponojë zgjidhjen e vet, ka shkruar Deda në facebook.
BE ka thënë se Kosova duhet të përmbushë edhe kriterin për luftim të korrupsionit, tramsmeton gazeta metro.
Lexoni postimin e plotë në rrjetin social facebook:
“Kundërpërgjigje kryeministrit Mustafa – Përgjegjësia për humbjen e liberalizimit të vizave është kryekëput rezultat i mosgadishmërisë së Qeverisë që me konsensuz politik t’i zgjidhë problemet e mëdha në shtet, si psh demarkacionin. Vizat as vitin e ardhshëm nuk do të na i hekin, ne mbetemi getoja e fundit në Evropë, e faji është në Prishtinë, në Qeverinë e Kosovës. Humbja e liberalizimit është bankrot i mendësisë politike të instaluar në Kosovë që nuk do bashkëpunim por imponim”, ka shkruar Deda në Facebook.