Loading…

As Tusk nuk e bind Ivanovin ta ndryshojë qëndrimin për platformën shqiptare

  • 03/04/2017 | 15:57

As Tusk nuk e bind Ivanovin ta ndryshojë qëndrimin për platformën shqiptare

Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka ndryshuar mendimin për Platformën e partive politike shqiptare as pas takimit me kryetarin e Këshillit Europian Donald Tusk.


Ai ende vlerëson se përfshirja e Platformës në çfarëdo përbërje qeveritare i prish marrëdhëniet ndëretnike.

“Maqedonia nuk ka nevojë për reforma europiane dhe jo Platforma të huaja”, ishte decid Ivanov.

Ai tha se BE duhet t’i hap kapitujt 23-24, raporton gazeta Lajm.

“Bllokada ndaj Maqedonisë drejt procesit eurointegrues duhet të debllokohet”, tha mes tjerash Ivanov.Nga ana tjetër, Tusk me porositi të qartë.

“Duhet të keni unitet. Unë u përgjigja në letrën tuaj. Kjo krizë po e ngadalëson procesin, ju duhet të koncentroheni në zgjidhje demokratike. Kur ta gjeni, do ta keni përkrahjen tonë”, tha Tusk.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: inf[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë