Loading…

As Ronaldo nuk krye punë, United mposhtet nga Young Boys

  • 14/09/2021 | 20:42

As Ronaldo nuk krye punë, United mposhtet nga Young Boys

]Manchester United ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ballafaqimi me skuadrën zvicerane Young Boys nuk shkoi mirë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, përcjellë KosovaPress.

Cristiano Ronaldo i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 13’ të ndeshjes por nga këtu e tutje gjërat ndryshuan në të mirë të skuadrës vendase.

Ëan Bisaka u përjashtua nga loja për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër duke i komplikuar gjërat për United.

Në pjesën e dytë Young Boys e shfrytëzuan shumë mirë epërsinë numerike dhe erdhën deri te goli i barazimit në minutën e 66’ kur realizoi Maoumi Ngamaleu.

Presioni i vendasve vazhdoi deri në minutat e fundit të ndeshjes dhe e kërkonin me ngulm fitoren të cilën edhe e arritën në çastet e fundit të ndeshjes kur Siebatcheu shënoi për 2-1 në minutat shtesë.

Kështu në Grupin F tan kryeson Young Boys me tri pikë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë