Loading…

As pas tetë muajve ministria nuk arrin t’i sjellë barnat në spitale

  • 04/12/2018 | 07:56

As pas tetë muajve ministria nuk arrin t’i sjellë barnat në spitale

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë nënshkruan kontrata me operatorët ekonomikë për furnizim me produkte farmaceutike, edhe pas lidhjes së kontratës deri në 240 ditë ka raste të vonesave të procesit të shpërndarjes së barnave deri tek pacienti. Kjo është evidentuar në raportin e auditimit të performancës për Listën Esenciale të Barnave të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Një rast i tillë ka ndodhur në Spitalin e Gjakovës. Megjithatë, ZKA-ja nuk përjashton mundësitë që raste të tilla mund të ndodhin shumë shpesh. Por institucionet spitalore nuk mbajnë të dhëna se pse vonohet furnizimi për kontratat, që tashmë veç janë të lidhura dhe barnat nuk arrijnë tek pacientët e hospitalizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për shkak të shpërndarjes me pengesa dhe vonesa të vazhdueshme, sipas këtij raporti, është evidentuar mungesë e barnave në të gjitha institucionet shëndetësore në intervale të gjata kohore.

Duke u neglizhuar implementimi i kontratave nga Operatorët Ekonomikë dhe mosmarrja e masave nga MSh-ja, përkatësisht Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) furnizimi ka qenë jo i plotë, dhe si pasojë barnat e nevojshme për trajtimin e pacientëve nuk kanë qenë në dispozicion. Kjo ka ndikuar edhe në xhepin e pacientit pasi që në mungesë të barnave në spitale janë të detyruar të blejnë barnat me mjete të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë