Loading…

As Mogherini nuk jep detaje, vetëm falenderon

  • 01/02/2017 | 23:55

As Mogherini nuk jep detaje, vetëm falenderon

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas përfundimit të takimit të sotën mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, të mbajtur në Bruksel.

Ajo në fillim tregon se ky takim është në vazhdën e takimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve fqinje.

“Në takimin e sotëm në vazhduam takimin që patëm në dialog me datën 24 Janar. Unë jam e inkurajuar nga qasja kontruktive e të dy palëve pjesëmarrëse. Ky përkushtim politik do t’i shërbëjë shuarjes së tensioneve, ne do të vazhdojmë të punojmë me këtë çasje”, ka thënë ajo, transmeton gazetametro.net.

Mogherini ka shprehur edhe një herë rëndësinë që ka ky dialog edhe për vetë Bashkimin Evropian.

“Të gjithë pjesëmarrësit kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre që të punojnë së bashku për dialogun. Unë dua të falenderoj të gjithë, presidentët Thaçin dhe Nikolicin, si dhe kryeministrat Vucic dhe Mustafën për diskutimin e sinqertë dhe kontruktiv që patëm, përfundoi ajo. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë