Herolind Shala duke mos mundur të fsheh dëshpërimin dhe lotët, i ka kërkuar falje tifozëve të Kosovës, pas humbjes nga Maqedonia.
“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pasur shumë depërtime, por nuk kishim lojtarë në zonë, kemi pasur probleme sot, kemi pësuar dy gola të lehtë”, ka deklaruar Shala për Supersport.
“Kemi provuar të krijojmë raste, nuk ia dolëm”.
“Dua t’i kërkoj falje popullit tonë, i kemi dëshpëruar, duke mos arritur qëllimin që kemi kërkuar, na falni”.