Loading…

‘As e sinqertë e as dashamirëse’, Lushaku-Sadriu: VV synoi kapjen e dy institucioneve

  • 20/04/2026 | 18:42

‘As e sinqertë e as dashamirëse’, Lushaku-Sadriu: VV synoi kapjen e dy institucioneve

Jehona Lushaku-Sadriu bëri të qartë se arsyeja e vetme pse LDK-ja nuk u mor vesh me Lëvizjen Vetëvendosje ishte insistimi i Albin Kurtit që edhe posti i Presidentit t’i takonte partisë së tij, përcjell Gazeta Metro.


Duke folur në T7, deputetja e LDK-së theksoi se një kërkesë e tillë prish çdo ekuilibër politik në vend dhe tregon një tendencë për kontroll absolut.

Sipas saj, demokracia kërkon që pushteti të ndahet dhe të ketë balancë mes forcave politike, e jo që të gjitha pozitat kyçe të përfundojnë në një dorë të vetme. Ajo e quajti këtë lëvizje të Kurtit si të dëmshme për bashkëpunimin mes partive.

“Propozimi ishte i papranueshëm sepse u kërkua që presidenti t’i takojë Vetëvendosjes. Tendenca e një partie politike për t’i kapur dy institucione ekzekutive nuk është as e sinqertë e as dashamirëse”, deklaroi ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë