Loading…

As dhjetë qytetarë nuk dalin në protestë kundër vaksinimit

  • 23/10/2021 | 14:30

As dhjetë qytetarë nuk dalin në protestë kundër vaksinimit

Vaksinimi është e vetmja mënyrë e sigurt për mbrojtje nga virusi Sars-Cov-2 i cili edhe ka shkaktuar pandeminë me të cilën po përballet e gjithë bota. Ky është konstatimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Agjencisë Federale Amerikane të Barnave (FDA) dhe agjencive të tjera nëpër botë.

Një studim i kryer nga Pfizer dhe i publikuar vetëm para pak ditësh ka gjetur se vaksina anti-covid e Pfizer krijon një mbrojtje mbi 95 % nga virusi. Kjo ka bërë që shtete të ndryshme ta aprovojnë edhe marrjen e dozës së tretë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë nga virusi Sars-Cov 2 kanë vdekur 2 mijë 974 qytetarë, derisa aktualisht numri i rasteve të vdekjes ka rënë ndjeshëm, marrë parasysh edhe faktin se janë dhënë 1 milion e 525 mijë e 230 doza.

Numri i madh i personave të vaksinuar e të cilët kanë fituar edhe imunitet ka bërë që të bien ndjeshëm edhe infetkimet e reja. Aktualisht në Kosovë janë vetëm 481 raste aktive.

Megjithatë këto shifra zyrtare nuk bindin një grup të vogël qytetarësh në Kosovë, të cilët vazhdojnë të bëjnë fushatë kundër vaksinimit pa kurrfarë argumenti apo fakti shkencor.

Të njëjtit sot kanë zhvilluar një aksion para objektit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duke bërë thirrje që qytetarët të mos vaksinohen. Të njëjtit madje kanë krahasuar ish-ministrin Arben Vitia me Heinrich H immler të partisë N aziste të H itlerit.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë