Loading…

As BE’ja s’e përkrah iniciativën për Mini-Shengenin Ballkanik

  • 21/12/2019 | 08:13

As BE’ja s’e përkrah iniciativën për Mini-Shengenin Ballkanik

Teksa në Tiranë po vazhdon edhe sot tentativa për krijimin e një Mini-Shengeni në kuadër të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë.


Derisa nikoqirët e këtij Samiti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot dhe dje në Tiranë, Kosova e Bosnjë e Hercegovina e kanë injoruar këtë takim, kurse Mali i Zi, siç është paralajmëruar, sot do t’u bashkëngjitet.Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet edhe sot në Tiranë të Shqipërisë dhe në të cilin po përpiqet të jetësohet ideja për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndonëse kjo nismë është refuzuar parimisht nga autoritet kosovare, si dhe të Bosnjë e Hercegovinës, të vetëm në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë mospjesëmarrjen e Borellit në takimin e Tiranës, më 21 dhe 22 dhjetor, e ka komentuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se shpreson që përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kjo iniciativë do të zgjerohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë