Loading…

“As amerikanët nuk do të lejojnë debat për Kosovën në OKB”

  • 07/09/2018 | 11:31

“As amerikanët nuk do të lejojnë debat për Kosovën në OKB”

Për situatën në Kosovë nuk do të debatohet në Këëshillin e Sigurimit të OKB-së as në shtator, kur kryesimin e këtij trupi të organizatës botërore e merr ShBA-ja, shkruan gazeta beogradase “Novosti”.

Sipas gazetës, raporti për Kosovën i sekretarit të përgjitshëm të OKB-së António Guterres nuk ka hyrë në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit, transmeton gazetametro.net.

Amerikanët kanë ndjekur britanikët, të cilët si kryesues muajin e kaluar e kanë hequr debatin për Kosovën, duke arsyetuar me atë se gjendja në Kosovë nuk paraqet problem për sigurinë dhe se kjo si temë është e panevojshme në Këshillin e Sigurimit.

Sipas ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic, raporti për Kosovën mund të jetë në rend ditë vetëm në tetor, kur me Këshillin e sigurimit kryeson Bolivia, apo më së largu në nëntor, nën kryesimin e Kinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë