Loading…

As Alternativa nuk do ta rrëzojë Qeverinë

  • 15/11/2018 | 13:02

As Alternativa nuk do ta rrëzojë Qeverinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në vend.


Ajo së pari ka folur për mocionin, ku tha se Lista Srpska dëshiron rrëzimin e Qeverisë për shkak të vendosjes së taksës prej 10 përqind ndaj mallrave serbe. Ajo thotë se ky subjekt politik është i dirigjuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Po ashtu, Kusari Lila tregon se a do të votojë Alternativa për ta rrëzuar Qeverinë.

“Nuk e votojmë iniciativën e Listës Srpska, e cila dëshiron ta rrëzojë Qeverinë”, tha Kusari-Lila në DPT.

Derisa Vetëvendosja thotë që nuk dëshiron ta rrëzojë Qeverinë për “çështje patriotike”, kryetarja e Alternativës thotë për “çështje parimore”.

“Nuk e votojmë për çështje parimore. Parimi i cili është për mbajtjen e shtetit, i fondamentit në bazë të të cilit është ndërtuar kjo Kosovë, për arsye se jemi me një subjekt politik i cili është drejtpërdrejt i dirigjuar nga Vuçiqi, i cili është rritur dhe forcuar gjithashtu edhe me mundësinë që ia ka dhënë presidenti Thaçi, dhe me gjithë të tjerët që iu ka deshtë me mbajtë si një vegël të vetën për pushtetin, dhe tash po e njëjta po i kthehet Kosovës bumerang, siç ju ka kthy sa herë, që është diskutuar sa herë për shtetësinë e Kosovës, dhe ne shkojmë me ata veç pse e dojmë pushtetin, po më vjen keq por kjo është diçka që nuk kalon”, tha Kusari-Lila në T7.

Por, si e vlerëson Kusari Lila, deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj ku ka thënë se mund ta rrëzojë Thaçin nga posti i Presidentit.

“Jo absolutisht, ma përpara besoj që Hashim Thaçi e shkarkon Ramush Haradinajn, se Haradinaj Thaçin, deri në këtë pikë”, tha Kusari.

Kryetarja e Alternativës ka folur edhe për takimin Thaçi-Putin. Ajo tregon se kush sipas saj e ka aranzhuar këtë takim në mes të dy presidentëve.

“Ai nuk ka qenë takim. Unë mendoj se takimin e ka aranzhuar ose Erdogani ose Makroni”.

Kusari-Lila, po ashtu, foli edhe për vendosjen e taksës prej 10 për qind ndaj mallrave serbe. Ajo tha se Serbinë nuk mund ta disiplinojmë me vendosjen e kësaj takse.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë