Loading…

Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së

  • 29/03/2019 | 09:21

Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së

Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha ka vendosur të inkuadrohet në politikë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka postuar në faqen e tij edhe fotot nga aderimi.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ka shkruar Veseli.

PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor dhe siç duket nga postimi i Veselit, Eliza Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.

Eliza Hoxha, e cila ligjëron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, është emër i njohur edhe në fushën e artit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë