Loading…

Artistët që do të ekspozojnë në Galerinë e Arteve në vitin 2017

  • 17/01/2017 | 15:40

Artistët që do të ekspozojnë në Galerinë e Arteve në vitin 2017

Dhjetë artistë do të ekspozojnë përgjatë vitit 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa” (GMK), pas vlerësimit të aplikacioneve për projekte që ka bërë Komisioni Artistik i GMK-së.

Artistët që do të ekspozojnë në GMK janë: Emirande Beka, Mimoza Studenica, Zymer Mulliqi, Albana Ejupi, Ridvan Aliti, Albulen Neziri, Artan Draçini, Jean Piere Romy, Mentor Berisha dhe Valbona Karabaxhaku Derdovski.

Komisioni vlerësues ka qenë në përbërje të: Luan Mulliqi – kryetar, Rudina Xhaferi e Liridon Mula, anëtarë.

Konkursi publik për programin artistik të Galerisë së Ministrisë së Kulturës ka qenë i shpallur nga data 01.10.2016 deri më 10.11.2016, ku janë pranuar 29 aplikacione për ekspozita individuale, kolektive dhe kuratoriale./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë