Komandot ukrainase kanë thënë për Reuters se përdorimi i armatimeve të rënda perëndimore në Bakhmut janë duke shkaktuar humbje të mëdha tek rusët, transmeton Gazeta Metro.
Pas kapjes së fshatit të Klishchiivkas, trupat ukrainase kanë lavdëruar artilerinë howitzer 155 mm si njëra nga pajisjet kyçe që SHBA dhe Nato i kanë dhënë Ukrainës.
Njëri nga komandantët i quajtur Oleksandr ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës varen shumë nga howitzerët amerikan dhe nga Krab gun polak, raporton Reuters.
Ai ka shtuar se një armë e tillë e ndryshon lojën dhe përfundoi duke thënë se vetëm një armë e tillë mund ta zmbraps një sulm./gazetametro.net