Loading…

Arteta i ashpër: Nëse them atë që mendoj, suspendohem për gjashtë muaj

  • 13/05/2022 | 08:28

Arteta i ashpër: Nëse them atë që mendoj, suspendohem për gjashtë muaj

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta pas humbjes së djeshme ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 3-0, nuk ka lënë pa kritikuar edhe vendimet e gjyqtarit duke thënë se është turp se si një lojë kaq e bukur u shkatërrua sot, transmeton Gazeta Metro.


Arsenal humbi mundësinë mbrëmë të siguroi edhe matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas humbjes me rezultat 3-0 kundër rivalit të saj lokal, gjithashtu edhe rivalit për vendin e katërt.

Arteta pas ndeshjes u pyet se nëse është i pakënaqur me lojtarët e tij për këtë disfatë, megjithatë ai u shpreh se është shumë krenar ata ndërsa kritikoi edhe vendimet e arbitrit.

”Me lojtarët e mi? Jo, jam shumë krenar për lojtarët e mi. Ju mund t’i kërkoni arbitrit të dalë para kamerës dhe të shpjegojë vendimet e tij. Është turp sepse një lojë kaq e bukur u shkatërrua sot,” tha ai.

Më tutje gazetarët tentuan t’i merrnin përgjigje më të shumta rreth vendimeve të arbitrit, por ai nuk deshi të flas më shumë sepse thoshte se do të suspendohej për gjashtë muaj.

”Nëse them atë që mendoj, do të suspendohem për gjashtë muaj. Nuk mund ta bëj. Dua të them vetëm se jam vërtet krenar për lojtarët e mi, por padyshim që nuk morëm rezultatin që dëshironim. Mezi pres të luaj të hënën, por jo nuk mund të flas sepse do të suspendohem,” deklaroi Arteta.

Me këtë përfundim të rezultatit tashmë gara për pozitën e katërt në Angli veçse është bërë edhe më interesante, ku ‘Topçinjtë’ mbeten në vendin e katërt me 66 pikë, mirëpo skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka tani vetëm një pikë më pak. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë