Loading…

Arteta dhe Rashford zgjidhen më të mirët e muajit në Ligën Premier

  • 03/02/2023 | 15:08

Arteta dhe Rashford zgjidhen më të mirët e muajit në Ligën Premier

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford kanë fituar çmimet kryesore të muajit janar në Ligën Premier.


Muaji janar ishte plot aksion në kampionatin elitar anglez, pasi pati shumë ndeshje interesante.

Megjithatë, pati edhe nga ata që shkëlqyen me paraqitje individuale dhe dërguan ekipet e tyre drejt sukseseve.

I tillë ishte sulmuesi i Djajve të Kuq, Rashford, i cili nga katër ndeshje të zhvilluara, ia siguroi dy fitore ekipit të tij, pasi shënoi tri gola.

Me këto statistika, Rashford arriti të zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar.

Në anën tjetër, trajneri më i mirë për muajin janar u zgjodh Arteta i Arsenalit, i cili ia siguroi ekipit të tij dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë