Loading…

Arsyetim arrogant i avokatit të FFK: S’më intereson opinioni i juaj aty

  • 25/03/2022 | 19:28

Arsyetim arrogant i avokatit të FFK: S’më intereson opinioni i juaj aty

Për momentin është duke u mbajtur emisioni Direkt në ATV ku tema është rreth zgjedhjeve në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Të ftuar për të biseduar rreth zgjedhjeve në FFK janë Arianit Ahmeti, Bujar Mehmeti , Taulant Hodaj (Sekretar i përgjithshëm në FFK) si dhe opinionisti Alban Lumi.

Derisa Arianit Ahmeti po fliste për opinionin ligjor të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hodaj u përgjigj me arrogancë duke thënë se nuk i intereson ai opinion.

“Çka më intereson more mua opinioni ligjor i gjithkuj aty. Sun e tërhek vërejtjen Ministria, sun ndërhynë në punë të brendshme të Federatës”.

“Ministrinë e kemi partner bashkëpunojmë mirë, ministri e sekretari janë njerëz kompetent aty”, tha Hodaj.

Kuvendi i thirrur nga Agim Ademi, nga shumëkush po konsiderohet si i jolegjitim, megjithëse Gramoz Vokrri kandidoi kundër kryetarit aktual. Një gjë e tillë megjithatë u refuzua nga FFK’ja, duke arsyetuar se disa nga nënshkrimet e dhëna për Vokrrin ishin të parregullta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë