Loading…

Arsyeje e fortë se pse nuk duhet ta përdorni telefonin gjatë vozitjes: Ky shofer në Kosovë për pak sa nuk e ka pësuar

  • 06/12/2019 | 16:05

Arsyeje e fortë se pse nuk duhet ta përdorni telefonin gjatë vozitjes: Ky shofer në Kosovë për pak sa nuk e ka pësuar

Një qytetar ka kapur një moment për pak tragjik, derisa një shofer me veturën e tij shihet duke dalur nga traka tjetër e rrugë në tjetër dhe veçse që nuk e godet autobusin, transmeton Gazeta Metro.


Nuk janë të pakta aksidentet që po ndodhin në Kosovë. Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë deri më tani kanë vdekur mbi 100 persona. Shifrat janë alarmante dhe llogaritet që çdo vit nga aksidentet të humbin jetën rreth 100 persona.

E një rast tjetër ku për pak sa nuk ka ndodhur një aksident me pasoja fatale, është xhiruar në rajonin e Lipjanit.

Në grupin ‘Marakli tkerreve’ në Facebook një anëtar ka publikuar një video derisa shihet një veturë që për pak nuk e godet autobusin i cili ishte përplot udhëtarë.

Në pamje shihet se ka qenë mjegull, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Sipas këtij anëtari që ka publikuar videon, bëhet e ditur se si shkaktar ka qenë edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.

Ndryshe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, është i ndaluar me ligj të Kosovës dhe mund të gjobiteni.

Policia e Kosovës çdo ditë bën apel tek qytetarët që të kenë kujdes në vozitje dhe mos përdorim të telefonit, pasi që edhe një nga shkaktarët e aksidenteve me fatalitet është edhe telefoni. Më poshtë keni videon e kësaj ngjarje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë