Loading…

Arsimtarja e pranon se e rrahu nxënësin me rrip, dënohet me kusht

  • 16/09/2019 | 15:59

Arsimtarja e pranon se e rrahu nxënësin me rrip, dënohet me kusht

Gjykata Themelore në Pejë ka shqiptuar një vit burgim me kusht ndaj arsimtares Nerimane Gjakova, e akuzuar për lëndim të lehtë trupor, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur gjykatësi i rastit, Ahmet Rexhaj, i cili ka thënë se shpalljen e aktgjykimit e ka bërë në seancën fillestare të së hënës, pasi e akuzuara e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën është ngarkuar.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës, Nerimane Gjakova akuzohet se më 7 dhjetor 2018, në shkollën fillore “8 Marsi”, në Pejë, me dashje i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, të dëmtuarit të mitur K.D.

Në aktakuzë thuhet që në ditën kritike, pasi që e pandehura ishte kujdestare në korridor, ka dëgjuar që në klasën e të dëmtuarit ishin duke i goditur bankat me rrip, dhe e njëjta pasi që futet në atë klasë dhe e vëren rripin tek këmbët e të dëmtuarit, e merr atë dhe me të e godet të disa herë në dorë dhe në trup, për çka i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, shkruan Gazeta Express.

Sipas këtyre veprimeve, ajo akuzohet për vepër penale “lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 par.3 lidhur me par,1 nën par 1.4 të KPRK-së.

Ndërsa, dënimi me burg ndaj saj nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë