Loading…

Arsim Bajrami shpallet Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tetovës

  • 18/12/2016 | 11:33

Arsim Bajrami shpallet Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tetovës

Ministri i Arsimit i Kosovës, profesori Arsim Bajrami dhe profesoresha nga Gjermania Beate Henn kanë marrë titullin Doctor Honoris Causa gjatë një akademie solemne mbrëmë me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.


Shënimi i këtij përvjetori të arsimit sipëror shqiptar në Maqedoni filloi me homazhe tek busti i dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini dhe tek varri i rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmanit.

“Ky tempull i dijes është themeluar dhe ngritur nga populli dhe do të ekzistojë deri sa të ekzistojë populli shqiptar në këto troje”, u shpreh me këtë rast, dekani i fakultetit filozofik Fatbi Osmani.

Tradicionalisht, në çdo përvjetor shpallen doktorë nderi të UT-së, ndërsa sivjet këtë titull e fituan ministri kosovar dhe profesoresha gjermane. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë