Loading…

Arsim Bajrami ‘pranon’ se dështoi: Cilësia e arsimit është e ulët

  • 12/09/2017 | 11:31

Arsim Bajrami ‘pranon’ se dështoi: Cilësia e arsimit është e ulët

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka dorëzuar detyrën ministrit të ri, Shyqeri Bytyqit, dhe atë duke pranu në një formë se ka ‘dështuar’, pasi ai ka pranuar se cilësia e arsimit është e ulët.


Bajrami shpreson se Qeveria e re do të ketë në prioritet arsimin në Kosovë, transmeton gazetametro.net

Ai tha se në këto tri vite ka pasur investime dhe të arritura të mëdha në fushën e arsimit, mirëpo pranoi se gjendja arsimit nuk është e kënaqshme.

Bajrami njoftoi pasardhësin e tij se ka krijuar partneritet me shumë universitete nga Amerika.

Ai porositi që të punohet shumë në cilësinë e arsimit, duke përmendur rezultatet e testit Pisa.

“Sot kur po e dorëzoi mandatin po e pranoj se cilësia e arsimit është e ulët, mirëpo ne për këto tri vite parandaluam rrënimin e arsimit”, tha Bajrami.

Ministri i ri Bytyqi tha se është një nder i jashtëzakonshëm të pranohet një detyrë kaq e rëndësishme.

“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në arsim, mirëpo jam i vetëdijshëm se ka pasur rezultatet në mandatin tuaj por ka edhe një mal problemesh. Ne do të vazhdojmë të punojmë që arsimi ta merr një rrugë të mirë dhe të duhur”, tha ai.

Prioritet sipas tij do të jetë respektimi i legjislacionit në çdo nivel, si dhe të ngritët cilësia e arsimit.  Ai tha se presin që të dalin në rangim më të mirë në Pisa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë