Loading…

Arsenali ndalet me barazim nga Burnley, Liverpooli triumfon ndaj Crystal Palace

  • 23/01/2022 | 17:47

Arsenali ndalet me barazim nga Burnley, Liverpooli triumfon ndaj Crystal Palace

Arsenali është ndalur me një barazim pa gola (0-0) në xhiron e radhës në Premier Ligë duke u ndarë kështu të kënaqur me vetëm një pikë nga ky ballafaqim.


Edhe pse skuadra e Artetas ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke e dominuar lojën dhe duke krijuar disa raste të mira për shënim, nuk u arrit objektivi për të regjistruar tri pikë të reja, transmeton KosovaPress.

“Topçinjtë” renditen në vendin e gjashtë me 36 pikë, kurse Burnley në të 20-tin me 12 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e ka mposhtur Crystal Palac-in me rezultat 3-1 duke marrë kështu tri pikë të reja nga ky ballafaqim.

Van Dijk, Chamberlain dhe Fabinho shënuan për skuadrën e Jurgen Klopp që tani ka arritur në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, nëntë më pak se lideri i tabelës Manchester City.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë