Loading…

Arsenal dhe Manchester United në garë të ashpër për mbrojtësin e Ajax, njëra është më afër

  • 01/07/2022 | 08:23

Arsenal dhe Manchester United në garë të ashpër për mbrojtësin e Ajax, njëra është më afër

Qendërmbrojtësi i Ajax, Lisandro Martinez, është një ndër emrat që po lakohet më së shumti për një transferim të mundshëm në Premier League. Dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Manchester United, kanë filluar të interesohen për të, me ‘Gunners’ të cilët paraprakisht kanë dërguar edhe dy oferta në drejtim të Ajaxit, transmeton Gazeta Metro.


Kampioni i Holandës po kërkon rreth 43 milionë funte për mbrojtësin argjentinas, ndërsa siç raportojnë mediumet angleze më herët ajo ka refuzuar dy oferta nga Arsenal.

Oferta e parë kishte qenë 30 milionë funte dhe e dyta, e refuzuar në fillim të kësaj jave, ishte 38 milionë funte plus bonuset.

Ashtu si Mikel Arteta edhe trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Erik ten Hag, i cili e njeh shumë mirë klasin e tij e kanë mbrojtësin në listën e tyre të dëshirave.

Mediumi i famshëm anglez, Daily Mail, sipas burimeve të saj raporton se Martinez është më afër Manchester United, pasi rol krucial në këtë lëvizje do të ketë edhe Ten Hag. Por, pohojnë se për të ndodhur ky transferim atëherë duhet të largohen nga skuadra mbrojtësit si Axel Tuanzebe, Eric Bailly dhe Phil Jones.

Martinez edicionin e kaluar me skuadrën nga Amsterdami kishte zhvilluar 36 paraqitje, duke shënuar edhe një gol dhe dhuruar tre asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë