Loading…
Arrin Passati i ri dhe bëhet rekorder botëror
  • 11/02/2019 | 14:55

Arrin Passati i ri dhe bëhet rekorder botëror

Volkswagen Passat në pranverë do të thyejë kufirin prej 30 milionë ekzemplarësh të shitur dhe kështu të bëhet modeli i parë i klasës së mesme në botë, të cilit kjo i ka shkuar përdore, transmeton Gazeta Metro.

E rekordin e ri Passati do ta presë me një botim të ripërtërirë. Premiera e redizajnimit është në mars, ndërsa në treg Passati i ri aarin gjatë vjeshtës. Në fotografitë tashmë të publikuara shihet se dizajni i jashtëm nuk është prekur shumë, shumica e ndryshimeve janë nën karroceri dje Passati duhet të bëhet Volkswageni më i avancuar në treg.

Risi absolute është sistemi IO drive, duke iu falënderuar të cilit Passati mund të vozitet pjesërisht i pavarur në cilën do shpejtësi, nga 0 deri në 210 km/h.

Pos kësaj, ky tip sjell edhe drejtuesin e ri, i cili e regjistron prekjen e shoferit dhe paraqet ndërfaqe për drejtimin me sistemet e automobilit.

Risi tjetër është Emergency Steering Assist, i cili me rregullimin e frenimit e shton sigurinë me rastin e shmangjes nga pengesat. Nga Touaregu janë marrë dritat LED Matrix./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/03/2019 | 23:46
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë