Loading…

Arrin në Amerikë Volvo P1800 Cyan, vetura që kushton 700 mijë dollarë

  • 27/05/2022 | 10:32

Arrin në Amerikë Volvo P1800 Cyan, vetura që kushton 700 mijë dollarë

Pas debutimit që e bëri në Evropë gjatë 2020-tës, Volvo P1800 Cyan do të bëjë debutim në SHBA tek The Quail, një ngjarje ku mblidhen adhuruesit e automobilave sportivë, me 9 gusht, gjatë Javës së Veturave në Monterey.


Konsumatorët amerikanë do të kenë mundësi që të bëjnë porositë për blerjen e kësaj veture gjatë ngjarjes, ndërsa çmimi fillestar i veturës do të jetë 700 mijë dollarë.

Volvo P1800, debutimin e parë e pati në vitin 1960, dhe prodhimi i saj vazhdoi deri në fillim vitet 1970. Cyan Racing vendosi që ta bëjë ndërtimin e kësaj veture, fillimisht duke e bërë dizajnin e rimodeluar të veturës garuese dhe duke e kombinuar me teknologjinë e ditëve të fundit, përcjell Telegrafi.

Fuqia e veturës vjen nga katër cilindrat turbo 2.0 duke i dhënë shpejtësi prej 420 kuaj fuqi.

Motori ka një limit prej 7,700 rrotullime, ndërsa një version i njëjtë i motorit gjendet edhe tek vetura garuese Volvo S60 TC1.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë