Loading…

Arrihet marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës

  • 10/12/2016 | 23:17

Arrihet marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës

Njëmbëdhjetë vende prodhuese të naftës, joanëtare të OPEC-ut ranë dakord për uljen e prodhimit të naftës në 558 000 fuçi naftë në ditë duke iu bashkuar paktit të limitimit, arritur mes anëtarëve të OPEC-ut, në kuadër të rritjes së çmimeve, njoftoi OPEC.

“Jam i lumtur të njoftoj se një marrëveshje historike u arrit”, deklaroi presidenti i OPEC dhe ministri i Energjisë në Katar, Mohamed Saleh Al-Sada, në përfundim të takimit në Vjenë.

Rusia bën pjesë në këta kontribuues dhe ka njoftuar tashmë se do të ulë prodhimin në 300 000 fuçi naftë në ditë.

Takimi filloi në mëngjes në selinë e OPEC-ut, në Vjenë, në një klimë optimizmi në sajë të deklaratave të pjesëmarrësve, rreth 13 anëtarë të kartelit, të cilëve iu bashkuan dhe dhjetëra pjesëmarrës të jashtëm, si Rusia, prodhuesi i parë jashtë OPEC-ut.

Pas sasisë së lartë të furnizimit të tregut me arin e zi, që ka shkaktuar një ulje spektakolare të çmimeve që prej vitit 2014, anëtarët e Organizatës së Vendeve Esportuese të Naftës (OPEC) arritën me 30 nëntor të bien dakord për një ulje të prodhimit të tyre në 1,2 milionë fuçi naftë në ditë.

Karteli u kishte kërkuar prodhuesve joanëtarë të limitojnë gjithashtu prodhimin në 600 000 fuçi naftë në ditë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë