Loading…

Arrihet marrëveshja, Opozita hyn në zgjedhje (Video)

  • 18/05/2017 | 14:24

Arrihet marrëveshja, Opozita hyn në zgjedhje (Video)

Pas më shumë shumë se tre orësh takimi kokë më kokë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulëzim Basha, kanë dalë nga Kryesia e Kuvendit. I pari që ka folur shkurt për mediat ishte Basha. Ai tha se është arritur një marrëveshje sipas paketës McAllister +.


Marrëveshja do të detajohet brenda 24 orëve të ardhshme.

I pyetur për datën e zgjedhjeve, Basha ka hezituar të flasë, duke i dhënë hapësirë Ramës, i cili është shprehur shkurt “ jam 100% dakord me kryetarin e opozitës për këtë pjesë”.

Kaq dhe Rama është largur duke i dhënë dorën Bashës. Ky i fundit është pritur me oavacione nga simpatizantët e PD-së. Direkt pas takimit me Ramën kreu i opozitës ka shkuar në cadër për një komunikim të shkurtër me simpatizantët që ndodheshin aty.

Basha tha se është rënë dakord të mos thotë asgjë derisa të konkretizohet marrëveshja, që sipas tij garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Mediat në Shqipëri, po raportojnë se si datë e zgjedhjeve po përflitet ajo e 16 korrikut, edhe pse zyrtarisht ende nuk është folur se për sa kohë janë shyrë zgjedhet e parapara zyrtarisht për datën 18 qershor. /gazetametro.net

Më poshtë video nga fjala e Bashës në cadër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë