Loading…

Arrihet koalicioni ndërmjet Haradinajt dhe Pacollit

  • 07/12/2016 | 23:50

Arrihet koalicioni ndërmjet Haradinajt dhe Pacollit

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën, janë bërë bashkë me një listë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

Ky është lajmi i fundit që raporton nga burimet e saj Gazeta Express, që shkruan se si Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli tashmë kanë arritur një marrëveshje pas një takimi që kanë pasur në shtëpinë e këtij të fundit.

Në një foto që ka siguruar kjo gazetë, dy liderët shihen duke pozuar me flamurin kuq e zi.

E indikator për këtë si duket ka qenë rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas që i ka bërë bashkë Haradinajn, Pacollin dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Orë më parë Ramush Haradinaj,  ka deklaruar se është duke u punuar në krijimin e një platforme AAK-AKR-NISA, për t’i ofruar vendit një platformë të veçantë qeverisëse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë