Operacionet anti kanabis nuk kanë të sosur. Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës. Autoritetet kishin marrë informacion se një automjet po transportonte lëndë narkotike me qëllim trafikimi, raporton tvklan.al
Kështu automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA 177 OG, që drejtohej nga Arjan Çela u ndalua rreth orës 23:30, në aksin rrugor Maqellarë –Peshkopi. Pas kontrollit të automjetit u gjetën 5 kg kanabis, në sediljen e pasme. Arjan Çela, 45 vjeç, tani akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. /gazetametro.net