Loading…

Arrestohet shtatëvjeçari nga policia për shkak të hiperaktivitetit të tij (Video)

  • 20/05/2017 | 00:32

Arrestohet shtatëvjeçari nga policia për shkak të hiperaktivitetit të tij (Video)

Për shkak të sjelljeve të pahijshme, policia ka shoqëruar një djalosh shtatëvjeçar nga ambientet e shkollës me pranga në duar.


Sipas nënës së vogëlushit nga Teksasi, biri i saj vuan nga çrregullimi i hiperaktivitetit dhe shpërqendrimi, që nganjëherë rezultojnë me sjellje impulsive dhe shpërthim të zemërimit.

“E kam një fëmijë me nevoja të veçanta, dhe ai vërtetë ka nevojë për kujdes të veçantë”, ka deklaruar April Odis.

Këshilltarja në shkollën fillore “Gabe P. Allen” vazhdimisht i ndihmon birit të saj në situata të tilla, por më 9 maj kur ndodhi ky incident ajo nuk ishte në shkollë.

Atë e kishin larguar nga klasa pasi vazhdimisht e përplaste kokën për muri, por më pas është telefonuar policia që e kanë shoqëruar jashtë. Zyrtarët e  shkollës e kishin informuar nënën e tij për problemin, por kur ajo ishte shfaqur në shkollë i biri nuk kishte qenë atje.

Policia e kishte dërguar vogëlushin në qendrën për probleme psikike në Desotou, ku një anëtar i familjes e kishte fotografuar me pranga në duar. Ky djalë kishte qëndruar në këtë qendër deri më 15 maj, kur mjekët konstatuan se ai nuk përbën më rrezik për shoqërinë.

Zyrtarët e shkollës nuk janë deklaruar lidhur më këtë incident si arsyetim se duan të ruajnë privatësinë, por pas publikimit të fotografisë së djaloshit të prangosur, rrjetet sociale kanë hapur debat të ashpër lidhur me këtë incident.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë